Venetica është një lojë fantazie e tipit RPG e krijuar nga Deck13 dhe e publikuar nga dtp entertainment.
Historia e lojës zhvillohet në shekullin e gjashtëmbëdhjetë dhe ku vdekja është një qenie fizike e cila ndjek urdhrat e një grupi të quajtur Corpus.
Çdo brez Corpus duhet të zgjedhë pasardhësin e vdekjes, por pasi ka bërë një zgjedhje të gabuar dhe ja ka dhënë rolin një magjistari i cili do të shkatërrojë botën, aty fillon dhe historia.
Protagonistja e lojës është vajza e vdekjes e quajtur Scralett dhe duhet të shpëtojë botën nga duart e magjistarit. Venetica doli në vitin 2009 për PC, Playstation 3 dhe Xbox 360.
Vlerësimet që mori ishin përgjithësisht negative për shkak të kontrollit paksa të keq si dhe mënyrën e dyluftimit që linte për të dëshiruar.
Kërkesat e sistemit minimale:
OS: Windows XP SP2 or Vista CPU: Pentium 4 with 2.4 GHz or comparable processor GPU: Geforce 6600 GT or comparable graphics card (min 256 MiByte) RAM: 1 GiByte (XP) / 1.5 GiByte (Vista x86) / 2 GiByte (Vista x64) HDD: 10 GByte